Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se do të vizitojë nesër Kosovën. Ai ka pohuar se gjatë kësaj vizite do të përçojë mesazhe paqeje për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe nuk pret që të ketë probleme gjatë qëndrimit të tij.
Kryetari i Partisë Progresiste Serbe, pas ceremonisë së ndezjes së dushkut në selinë e kësaj partie, ka thënë se në vizitën që do t’ia bëjë nesër Graçanicës, do t’u drejtohet serbëve me një porosi për Krishtlindjet Sllavo-Ortodokse.
Vucic, siç raportojnë mediat serbe, ka deklaruar se me fjalimin e tij do t’u tregojë serbëve të kësaj komune se ka ardhur koha qe me një dozë të shtuar të vetëbesimit, ata mund të vendosin të ardhmen e tyre në një mënyrë të ndryshme dhe më të mirë.
Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar se gjatë javës në Kosovë do të mbajë mot stabil, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare, kurse nëpër vise të ulëta do të rikthehet mjegulla.
“Ditën e premte parashikohet kalimi i një sistemi frontal nga veriu, e si rrjedhojë do të ketë rënie të lehtë të temperaturave në fundjavë. Temperaturat e ajrit edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojnë të jenë dukshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, ato minimale do të sillen nga 1 grad